auroraGrupi “Aurora” vazhdon të jetë aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Dy djemtë e këtij grupi, Nazi dhe Ylli, kanë thënë për “Kosova Sot” se e kanë gati klipin e ri, i cili do të vijë shumë shpejt në treg, realizuar me tekst dhe muzikë nga vetë ata, ndërsa për post-produksion është kujdesur DJ. Cimi, dhe video është realizuar në Gjilan nga produksioni ‘Men Media Pictures”.

Kënga do të jetë e rrymës dance dhe do t’i përshtatet shumë verës që vjen, pasi ka shumë ritëm. Ndërsa, edhe këtë herë djemtë do të vijnë shumë të thjeshtë në klip, pasi, sipas tyre, e rëndësishme është kënga dhe jo se si duken.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here