Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila ditë më parë publikoi videoklipin e këngës s “Ku ma ke”, po vazhdon me koncerte verore nëpër qytete shqiptare.

Ajo iu rikthye skenës shqiptare duke performuar në Sarandë, në kuadër të “Summer fest”, ndërsa fundjavën e kaluar Adelina ishte në Ulqin.

Publiku atje ishte në numër të madh, ndërsa përveç duartrokitjeve, ata i kanë dhuruar këngëtares edhe puthje dhe përqafime.
Në këtë fotografi të realizuar të shtunën, shihet Adelina shumë e afërt me fansat e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here