hetemramadaniinvamulaE kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Kanë gjetur ditën ideale për ta bërë këtë gjë. Hetem Ramadani dhe sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook” ndoshta puthjen e parë intime në publik. Fotoja, në të cilën çifti është duke u puthur, ka bërë një bujë të madhe në rrjetin social. Kjo, për fak

Kujtojmë këtu, se gjatë intervistës së tyre të parë si çift, ata i drejtoheshin njëri-tjetrit me ‘zoti’ dhe ‘zonja’. Ndoshta pikërisht nisur nga ky lloj kujdesi për jetën intime, kjo foto e çiftit duke shkëmbyer këtë puthje krijoi një kureshtje të madhe mediatike. Veç puthjes, çifti i famshëm vjen me një tjetër risi. Pasioni dhe përkushtimi i z.Ramadani për meditimin, duket se do të përhapet e do të bëhet pjesë e jetës së shumë shqiptarëve.

Ai ka marrë një iniciativë tejet të veçantë, duke organizuar seanca falas për këdo që do të meditojë. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij të “Facebook”-ut: “Të dashur miq, ashtu siç ju kam vënë në dijeni para disa ditësh, këtë fundjavë do të nisim projektin e meditimit për shqiptarët. Të gjithë ju që jeni të interesuar, ju lutem të regjistroheni duke dërguar një e-mail në adresën: meditimialbania @gmail.com. Fillimisht do të nisim me dy grupet e para me nga 15 vetë, me një nga trajnerët më të famshëm në këtë fushë, z. Mladen Juricev. Më pas, duke parë interesin tuaj, nëse kërkesa është për të krijuar grupe të reja, unë do të jem i gatshëm të investoj edhe më tej, në mënyrë që t’u jap mundësinë të gjithë të interesuarve.

Fillimisht prioritet do të kenë miqtë e ‘Facebook’-ut dhe ata që do të regjistrohen të parët. Në këtë projekt janë të gjithë të barabartë, dhe këtë mundësi e ofroj për të gjithë pa dallim statusi, gjinie, profesioni, ekonomie apo feje. Qëllimi im i vetëm është t’u ofroj shqiptarëve një mundësi për të zhvilluar veten dhe mendjen e tyre. Kurset e meditimit do të jenë të gjitha falas. Ky është një projekt që unë e kam premtuar për shqiptarët e të gjitha trevave dhe mbështetet financiarisht nga dëshira ime e mirë për t’u dhënë shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë, të mësojnë teknikat e meditimit me profesorët më të mirë të kësaj fushe. Për më shumë detaje kontaktoni në: meditimialbania @gmail.com dhe regjistrohuni për t’u bërë pjesë e këtij projekti. Good luck!”  Bluetooth

tin se gjithmonë çifti është treguar tepër i rezervuar për lidhjen e tyre intime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here