Këngëtarja e njohur Jessie J ka pranuar se pushimin e drekës e ka kaluar gjithmonë me Adele derisa ishin në shkollë.

Këngëtarja e hitit “Price tag” ka shpalosur rrugën e saj drejt famës në librin autobiografikë, “Nice to meet you” dhe vlerëson interpretimet e saja në shkollë si një hapë shumë të rrëndësishëm në suksesin e saj.

Ajo shpjegoi se si ka ndjerë se talenti i saj nuk është vlerësuar edhe aq nga mësuesit në shkollë, por situatat kishte ndryshuar kur ajo kishte vendosur ta ndryshonte shkollën dhe të regjistrohej në “Brit School” ku edhe ishte njoftuar me artistë të ndryshëm.

“Kam pas miq nga më të ndryshëm. Kam njohur këngëtaren Adele. Ishim në të njejtin vitë. Ne dilnim dhe e kalonin pushimin e drekës bashkë. Ne këndonim bashkë, krijonim muzikë bashkë. Kur Adele u largua, Amy Winehouse ishte e madhe në atë kohë dhe ishte një mundësi e shkëlqyet ta shihje dhe të mësoje nga ajo”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here