Pushimet e para me Zahon, ja sa i përkushtuar është Edi Rama si baba Djali 1-vjeçar i kryeministrit Rama është dhe fëmija më famshëm shqiptar, por këtë do ta mësojë kur të rritet edhe pak. Gjithmonë prindërit janë përpjekur që ta mbajnë larg vëmendjes mediatike, por nuk i kanë shpëtuar fotove të realizuara nga mediat për të publikuar pushimet e para të djalit të vogël të kryeministrit.

Zaho Rama duket se po shijon në maksimum ditët e verës, i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja e prindërve të tij. Shefi i qeverisë duket i relaksuar, teksa bashkë me bashkëshorten kujdesen që i vogli i tyre të argëtohet në detin e Dhërmiut, ku familja kryeministrore po kalon ditët e nxehta.

Gjatë verës së kaluar ardhja e Zahos në jetë ishte dhe lajmi që mori vëmendjen maksimale për disa javë. Mediat komentuan që nga zgjedhja e maternitetit e deri te zgjedhja e emrit të tij, por nuk mundën të siguronin fotografi të vogëlushit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here