Jennifer Lopez ka dërguar të dashurin e saj të ri Casper Smart në një shëtitje në det, dhe së bashku me ata ishin edhe fëmijët, binjakët trevjeçarë, Max dhe Emma.

Marc Anthony thuhet se është zemëruar në lidhje me këtë, dhe ka zëra se ai ka ndërmend ta padisë J-Lo dhe të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Megjithatë, këngëtaren nuk e kanë shqetësuar shumë. Vitin e Ri e ka pritur me Casperin dhe fëmijët e vegjël.

Ishin ankoruar pranë Miamit dhe nuk i kishte penguar as prania e paparacëve. Gjatë bisedës, ai e puthte dhe ledhatonte vazhdimisht, por u kënaqën edhe në delikatesat e shtrenjta. Edhe pse ajo është e lumtur dhe në dashuri, një gjë e bezdis akoma. Së fundi kishte dalë me të dashurin e saj në McDonalds, dhe punonjësit menduan se Lopez ishte nëna e bukur e Casperit. “Unë jam femra e tij,” bërtiti Lopez kur punonjësi pyeti nëse Casper do të paguante veçmas nga nëna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here