Shqiptari Mario Dedivanovic, i cili prej shumë vitesh ka qenë shoku dhe grimieri personal i Kim Kardashian tashmë është kthyer në “rivalin” e saj.

Grimieri njoftoi se do të lançojë markën e vet të kozmetikës, duke u kthyer në një konkurrent i markës “KKW Beauty” të yllit të televizioneve.

36-vjeçari, i cili pak kohë më parë deklaroi se ishte homoseksual, ka punuar me Kim Kardashian për vite me rradhë. Gjithashtu pjesë e klientelës së tij kanë qenë emra të njohur si Ariana Grande, Jennifer Lopez dhe Kate Bosworth.

Ai njoftoi se krijimin “Makeup By Mario” me anë të disa postimeve në Instagram, 11 muaj pasi bashkëpunoi me markën e kozmetikës së Kim Kardashian.

Megjithatë duket se “konkurrenca” e grimierit shqiptar nuk është aspak problem për Kim, e cila e ka mbështetur atë në hapin që ka ndërmarrë.

“Do jem e para që do i blej. Urime, ke punuar për këtë prej kaq shumë kohësh,”- i komentoi ajo.

Marka e kozmetikës së Marios përkon gjithashtu me 20 vjetorin e të punës si grimier.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here