Publiku gjerman në këmbë për Aulona MorinënKandidatja shqiptare e “Das Supertalent” Aulona Morina, më 12 vjet tashmë është një këngëtare e talentuar.

Për tri vite ajo po merr mësimet e pianos në shkollën e këndimit, që një ditë ta shijon ëndrrën e saj të madhe për të u bërë një këngëtare e njohur ashtu siç është idhulli i saj, Adele.

Për të realizuar këtë ëndërr, Aulona ka bërë një hap afër saj. Ajo u prezantua të shtunën më këngën e preferuar “Scyscraper” nga Demi Lovato në skenën e shou programit “Das Supertalent”, shkruan “rtl.de”, transmeton “albinfo.ch

Dieter Bohlen thotë se rrallë dëgjon një zë kaq të mirë:

Fakti se Aulona kishte zgjedhur këngën “Scyscraper” juria ishin paksa skeptik. Sapo filloj këndimin zëri dhe të kënduarit më ndjenja “pushtoi” sallën ndërsa juria mbeti e habitur. Pas përformancës në shenjë respekti për 12 vjeçaren nga Kosova, publiku ngritët i tërë në këmbë.

Mjaft euforik ishte edhe anëtari i jurisë Bruce Darnell i cili për shkak të moshës së re që kishte Aulona nuk kishte besuar se do të bëj një paraqitje aq të mirë: “Është hera e parë që e them këtë: Ti ke treguar ndjenja, ndjenja, ndjenja. Dhe unë e dua këtë”, shprehet ai.

Edhe Inka Bausel mbeti e entuziazmuar. Por ende nuk ka folur pop titani gjerman, Dieter Bohlen i cili në fillim ishte i dyshimtë për zgjedhjen e këngës që ka bërë 12 vjeçarja. “Një vajzë kaq e re si ti, dhe këndon më kaq intensitet dhe më kaq ndjenjë, kjo është diçka madhështore.

Rrallë kam dëgjuar një zë si ti”. Pas lëvdatave të shumta, Aulona merr tri herë “po” nga juria dhe një ylli, përcjell “albinfo.ch”.

Pos Aulonës, deri më tash paraqitje të bukur kanë bërë edhe vëllezërit Keça, të cilët javë më parë u prezantuan me një vallëzim interesant dhe vazhduan garën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here