Publikohet traileri i parë i filmit biografik për Steve JobsTraileri i parë për filmin biografik kushtuar Steve Jobs, me regji te Danny Boyle, ka përfunduar.

Ky trailer i publikuar në kanalin Youtube nuk zbulon shumë për filmin. Ai paraqet aktorin Michael Fassbender, i cili interpreton Steve Jobs. Në këtë trailer aktori shfaqet duke u përgatitur për të mbajtur fjalimin e famshëm të Steve Jobs. Fassbender-it i bashkangjitet edhe aktori Seth Rogen, në rolin e bashkëthemeluesit të Apple-it, “Jobs and Wozniak”.

Në këtë film gjithashtu luajnë aktorja Kate Winslet dhe aktori Jeff Daniels. Filmin nisi ta prodhojë studio Sony Pictures, por vitin e kaluar ai u transferua në e studion Universal.

Premiera e tij pritet të jetë më 9 tetor, 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here