Tanimë jemi të informuar se këngëtarja Mirsa Kërçeli ka muaj të tërë që ka gjetur djaloshin e saj të ëndrrave. Graniti nga Gjilani është nga një familje biznesmenësh dhe një pjesë të jetës ai e kalon në Kanada.

Edhe pse e dashuruar, ajo ende nuk është e gatshme të marrë ndonjë hap drejt fejesës. “Lidhjen time të dashurisë tashmë e kam bërë publike, mirëpo mendoj se ende nuk jam e gatshme të thur fejesën. Nuk preferoj të marr vendime të shpejta andaj besoj se është herët edhe për këtë. E rëndësishme është që unë ndjehem e kënaqur me këtë lidhje dhe besoj që deri në fund do të jem me Granitin”, shprehet ajo për “Zërin”.

Tani për tani, Mirsa është duke mbajtur disa koncerte në Kanada dhe Amerikë, ku gjatë qëndrimit të saj atje është e shoqëruar edhe nga i dashuri. “Graniti më përkrah në profesionin tim të këngës, me ndihmën e tij unë tani jam duke i mbajtur disa koncerte në Kanada. Ai jeton edhe këtu dhe në një mënyrë menaxhon mbrëmjet e mia muzikore që i kam në diasporë”, shton ajo.

 

Kënga dhe videoklipi i ri

Mirsa ka nisur përgatitjet e saj për projekte të reja muzikore, ajo tani së shpejti do të lansojë një këngë të re të përgatitur nga Hekuran Krasniqi dhe Linda Halimi, e cila e ka bërë tekstin. Është hera e parë që ajo ka bashkëpunuar me Hekuranin dhe Lindën me të cilët është ndarë mjaft e kënaqur. Tani ajo pret vetëm emërtimin e këngës dhe realizimin e videoklipit.

“Jam në përfundim të këngës, tani do të nis me xhirimet e klipit dhe sapo të përfundohet puna në të menjëherë do ta lansoj në treg”, thekson ajo.

Sikurse në klipet paraprake ashtu edhe në këtë që do ta lansojë, Mirsa do të duket me një lluk ndryshe dhe stil të veçantë. Ajo është ndër të shumtat e këngëtareve tona që pëlqen të eksperimentojë me dukjen e saj.

“Gjithnjë dua që në videospotet e mia të dukem më ndryshe, shpresoj që do të më pëlqejë publiku edhe në këtë projekt”, shprehet ajo. Pas lansimit të këtij videospoti Mirsa do të nisë punën për disa këngë të reja, me të cilat do të prezantohet gjatë sezonit të verës. “Më presin edhe shumë punë, besoj se do të jetë një verë e nxehtë për mua, por padyshim që pres suksese dhe duartrokitje të mëdha prej publikut tim anembanë vendit duke mos përjashtuar edhe diasporën”, përfundon ajo. /Zëri

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here