Ndarja e çiftit Albi Nako dhe Klaudia Pepa vazhdon të bëjë zhurmë në media.

Pas video-mesazhit, ku Klaudia e cilësoi Albin si ‘Vëllanë e saj të madh’ historia e tyre u rikthye në qendër të vëmendjes.

Pas video-mesazhit që u transmetua në emisionin “Rudina”, Albi u pa mjaft i emocionuar madje u pa të qante. Kjo ishte një situatë që u duk jashtë natyrës së tij dhe madje të gjithë mbetën të habitur. Kureshtja nuk e ka lënë të qetë dhe moderatoren Alketa Vejsiu.

Alketa e ka ngacmuar koreografin gjatë show-t “Dance with me” e njohur duke e pyetur pse qau.
“70% e trupit të njeriut është i përbërë nga uji, loti është dukuri e natyrshme. Kjo pyetje nuk i bëhet artistit, sepse artisti ka ndjenja. Nuk ishin lot qepe, ishin të vërteta”, u përgjigj Albi. / Gazeta Express/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here