Ciljeta dhe ZajminaDitë më parë ishte bërë e ditur se Çiljeta dhe Zajmina do të ishin pjesmarrëse ne edicionin më të ri të festivalit “Kënga Magjike”.
Dhe emrat e ketyre ishin nga emrat më të lakuar dhe më të komentuar para se ky festival të bëje te ditur listen e pjesmarrësve të ri në të cilen listë nuk gjendeshin emrat e Çiljetes dhe Zajmines.

Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund t’i rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë. Cila është arsyeja pse këto këngëtare mbetën jashtë festivalit “Kënga Magjike” këtë vit?! Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur.
Të pyetur nga “Panorama Plus” ata kanë pohuar se janë përpjekur deri në momentin e fundit të ishin pjesë e këtij konkurrimi, por angazhimet me koncertet e verës i kanë penguar të përfundojnë në kohë këngët për t’i dorëzuar. Zajmina pohoi se, kjo ka qenë një verë shumë e ngarkuar për të dhe ishte thjesht çështje kohe ajo që nuk mundi ta përfundonte brenda afatit të caktuar duetin nën ritmet R and B, që kishin planifikuar të realizonin me Bleron.
Ndërkohë Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e kaluar konkurroi me këngën “Duty free”, tha për “Panorama Plus” se në fakt ishte përgatitur për një duet baladë kësaj here, por që dhe ajo nuk arriti ta realizonte në kohë. “Gjithsesi”, thotë Çiljeta “ishte dhe një arsye tjetër pasi mendoj se kisha nevojë pak për pushim, duke u nisur nga fakti që kisha tre vite rresht që merrja pjesë në këtë festival”.

Po Greta, përse nuk mori pjesë në këtë konkurrim që do të ishte dhe një rikthim pas tre vitesh, që i kishte shkëputur marrëdhëniet me këtë festival?! Ajo e ka komentuar këtë mungesë me mossigurimin e një kënge që t’i mbushte mendjen për konkurrim. Gjithsesi në pjesëmarrjen e këtij viti janë konkurrentë shumë emra të tjerë këngëtaresh të njohura si; Soni Malaj, Elvana Gjata, Rozana Radi, Ingrid Gjoni, Kaltrina Selimi, Kejsi Tola, Olta Boka, Samanta Karavella, Nora Istrefi, Afërdita Dreshaj, etj.

Gjithashtu ajo që bëri përshtypje në listën e publikuar me 57 emra këngëtarësh ishte dhe rikthimi në konkurrim i këngëtareve të njohura; Mira Konçi dhe Mira Bregu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here