Neki Emra Neki Emra ishte njëri nga të ftuarit e Big Mamës në emisionin “Një kafe me mamën”, të dielën.Këngëtari foli rreth projekteve të reja si dhe jetës bashkëshortore pas martesës me prezantuesen Zana Zhavelli, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash artisti u pyt nga Bigu se përse solli bashkëpunim me Leonora Jakupin dhe jo Adelina Ismailin.

I gjendur përballë kësaj pyetje provokuese të Big Mamës, Neki tha se i respekton të dy këngëtaret dhe çmon punën e tyre.

“Adelinën e respektoj shumë, e çmoj për bagazhin artistik që ka, ashtu siç çmoj dhe respektoj edhe punën e Leonorës. Të dyja janë të mira për mua dhe kanë vlerat e veta për punën që kanë bërë, por Leonora është një yll. Ashtu ndodhi dhe Leonora ishte pro këtij bashkëpunimi”, tha Neki duke treguar se kjo këngë ka kaluar edhe pritshmëritë e tyre.

“Kur filluam me realizimin ideja ishte të sillnim diçka që do t’i pëlqejë një plaku por edhe një fëmije dhe ashtu doli, kënga u pëlqye jashtëzakonisht shumë, zërat tanë u përshtatën aq mirë sa nuk ma ka marrë mendja”, shtoj Emra.

Këngëtari gjithashtu zbuloi se është i diplomuar në degën ingjinieri i elektroteknikës, por që nuk ka ushtruar asnjëherë këtë profesion, ndërsa krahas këngës prej dhjetë vitesh punon si agjent i shitjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here