Pse mungon Shkurte Fejza në iftarin e organizuar nga Motrat Mustafa?Një iftar i shtruar nga Motrat Mustafa u bë temë e medieve rozë për faktin se aty nuk u pa Shkurte Fejza ndërsa prezentë ishin Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli.

Kjo gjë bëri që të flitet përsëri për një ftohje marrëdhëniesh mes këngëtareve.

Indeksonline ka kontaktuar me Safeten e cila ka treguar për mungesën e Shkurtës.

“Ky iftar nuk ka qenë i planifikuar, gjithçka ka ndodhur rastësi, unë me motrat e mia dhe me prindërit kemi qenë në hotelin tim në Prizren dhe në këtë qytet ka qenë edhe Shyhretja me vajzën e saj Njomzën dhe më pas i kemi ftu për kafe.

Njëra nga motrat e mia e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale të cilën e ka pa Remzija dhe na ka pyetur se ku jem që të na bashkëngjitet edhe ajo. Pra, bashkimi ynë ka ndodhur jo se e kem planifikuar ne por jemi mbledh në rastësi” ka thënë ajo.

Gjithashtu, Safetja ka mohuar që kanë prishur marrëdhëniet me Shkurtën.
“Jo ne dhe Shkurta kemi marrëdhënie shumë të mira, madje e kem edhe të afërme familjare, është tezja e babait tim” ka thënë ajo.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtaren Fejza për të pyetur për këtë çështje dhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo Shkurta nuk ka qenë e ftuar në këtë iftar por kjo gjë nuk nënkupton që Shkurta dhe Motrat Mustafa, Shyhretja apo Remzija kanë prishur marrëdhëniet e tyre” ka thënë ai.
Madje Hajrushi ka zbuluar se Motrat Mustafa, Shyhretja dhe Remzija janë të ftuara në dasmën e vajzës së tij Besianës që martohet me 5 korrik.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ftohje të kontakteve mes Bilbilave të Mushtishit pasi një gjë e tillë është folur edhe më herët pas lansimit të këngës së Shyhretës, Motrave Mustafa dhe Remziës, këngë në të cilën Shkurta mungoi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here