Pse Mimoza Mustafa po i mungon estradësMimoza Mustafa, erdhi para 20 vitesh në skenën tonë artistike.Nuk harrohen këngët e saj, të cilat thuajse të gjitha i ka hite dhe të suksesshme , shkruan Kosovarja.

Moza, ka kohë që nuk është paraqitur me ndonjë projekt të ri. Ajo për Kosovaren thotë, se asnjëherë nuk ka punuar që të bëj numra këngësh apo albumesh. Po s’pati kënga vlerë si me tekst ashtu edhe me komponim të mirë, unë fare nuk e këndoj, thotë Moza , e cila në paraqitjet e saj gjithmonë ka tregua edhe elegancë të veçantë me çka edhe rrëmbente zemrat e publikut.

Për ata që nuk e dinë: Mimoza ka dy fëmijë, Rozafën dhe Bojkenin.

Pasi veç tashmë fëmijët i ka të rritur, shpresojmë se Moza do kthehet muzikës dhe pamëdyshje me ndonjë projekt që jemi mësuar shpejtë të shndërrohet në hit. Një fjalë: Mimoza Mustafa po i mungon estradës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here