Pak kohë më parë, kur lajmi se këngëtarja e talentuar Linda Halimi është lidhur me reperin me ngjyrë Big D, e shqetësoi vetë artisten, të gjithë menduan se bëhej fjalë për një “scoop” mediatik, aq më tepër që në romancë implikoheshin dy kolegë këngëtarë.

Por, tanimë pavarësisht se fotot e dyshes që kanë bërë edhe një këngë së bashku, dëshmojnë të kundërtën, ajo vijon të insistojë se është ende ‘single’.

Mësohet se nëpër klubet e Prishtinës “çifti” atipik shihet përherë duke u argëtuar, madje artistë të ndryshëm, që nuk duan të prononcohen me emër e mbiemër, tregojnë se Linda shihet gjithmonë me Big D-në dhe se nëpër cepa clube-sh sillen si të dashur.

Por çfarë e pengon Linda Halimin që ta mohojë këtë?! Herën e fundit që është pronocuar nëpër media, ajo ka thënë se reperi tashmë është menaxheri i saj personal, por vetëm kaq.

Por, nëse ajo puthet dhe qëndron në ambiente publike me reperin, tashmë ka ardhur koha të thotë “po”, jam e lidhur ose “kemi një lidhje të hapur me njëri-tjetrin”. A mos vallë këngëtarja që po përgatit një hit të ri, ka frikë se i dashuri i saj do të përballet me racizmin e të afërmve dhe të njohurve të saj?!

1 Koment

  1. po qysh nuk jan bashk more ku ta pash njanin dije tjetri larg sosht hini ne facebook kqyrne jan bash edhe ne ferizaj ne Roni Pub gjith bashk jan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here