Pse Justin Bieber qau në "VMAs 2015"Justin Bieber nxiti një diskutim tepër të madh në mediat online pasi shpërtheu në lot në fund të performancës së tij në “MTV Video Music Awards 2015”, e cila u organizua në Los Angeles më 30 gusht.

Por cila ka qenë arsyeja që këngëtari nisi të qante?! Duket se nuk ka qenë asgjë serioze. Sipas një burimi pranë Bieber, arsyeja e lotëve ishte reagimi pozitivë që ai mori nga publiku.

Burimi ka deklaruar për “Gossiop Cop”: “Ai ka punuar shumë jo vetëm për performancat e tij, por edhe veten. Ai nuk e dinte nëse njerëzit do e pranonin atë. Kur ai pa të gjithë publikun duke duartrokitur, ishte tepër i kënaqur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here