Një nga historitë e shumta të tmerreve të luftës në Kosovë është vënë në skenën e një teatri në Bronx, New York.

“E shoh këtë si versionin tonë të ditarit të Ana Frankut”, ka thënë regjisori me prejardhje malazeze, Roko Markolovic, transmeton Editorial.

Shfaqja quhet “Pse i vratë prindërit e mi” dhe është e vendosur në prill të vitit 1999, me protagoniste kryesore Egzonën. “Kjo vajzë e gjorë futet në një dramë psikologjike. Rrëfimi i saj është kaq i fortë , kaq i fuqishëm sa gati harron se dy personat e tjerë janë të vdekur”, ka thënë Markolovic.

Ai ka pohuar se shfaqjen e ka bërë për publikun amerikan, sepse mendon se ende nuk e kuptojnë shkallën e tmerrshme të krimeve në Kosovë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here