Është mësuar përfundimisht se këngëtarja seksi, Nora Istrefi, nuk do të jetë pjesëmarrëse në eventin që po përgatitet të fillojë.

Akoma nuk është bërë e ditur lista zyrtare me emrat që do të prezantohen si konkurrente ne eventin e madh te Vizion Plus, “Dancing with the Stars”. Edhe pse disa emra janë përfolur, asgjë nuk është zyrtare, por tashmë është mësuar në mënyrë përfundimtare se këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi nuk do të jetë një nga ata, shkruan gazeta Standard.

Gjatë një koncerti të mbajtur ditët e fundit, Nora ka treguar edhe arsyet se përse ajo nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Sipas saj janë vetëm arsye qe lidhen me kalendarin e saj të ngjeshur, ato që nuk do t’ia mundësojnë dot udhëtimin për në Tiranë, ku sipas të dhënave, finalisteve do tu duhet një impenjim full time prej së paku tre muajsh për tu përgatitur dhe luajtur. Ndoshta kjo gjë do të jetë e mundur vitin tjetër, ka përfunduar Nora.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here