Aktorja tërheqëse Charlize Theron, e cila për rolin e saj në filmin “Monstrum” (2003) fitoi peshë 14 kg, sërish ka bërë diçka të re që shumë pak femra e kanë bërë për rolin.

Në fakt, për rolin e saj në “Mad Max 4”, Charlize ka rruar kokën e saj.Aktorja tridhjetëvjeçare u fotografua ditë më parë në Beverly Hills me të birin, Jackson, dhe një stil të ri të flokëve. Aktorja ka rruar kokën e saj për rolin “Fury Road” në vazhdim më të ri të “Mad Max ” i cili muajin e ardhshëm duhet të fillojë xhirimet në Afrikë.

Fituesja e Oscar për filmin “Monstrum” kohët e fundit ka promovuar dy filma të rinj, “Snow White and the Huntsman” dhe “Prometheus”, të cilët fituan 73 milionë dollarë fundjavën e kaluar në Amerikë.

Ndërsa vetë Theron dukej po aq entuziaste në lidhje me ndryshimin drastik të stilit të flokëve.

“Duket sikur të kenë kaluar tre vjet. Është koha që tashmë ta largoj këtë lëkurë të maces!” tha Theron, muajin e kaluar gjatë një interviste për televizionin MTV.

“Unë jam shumë e ngazëllyer rreth kësaj (stilit të flokëve)” kishte thënë aktorja afrikanojugore për këtë televizion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here