Provokonë Ellie GonsalvesNdoshta shumë pak kanë dëgjuar për supermodelen australiane, Ellie Gonsalves, por kjo bukuroshe gjithnjë e më shumë është e pranishme në botën e modelimit por edhe të shoubiznesit në përgjithësi.

E njohur si një modele për prezantimin e kostumeve të larjes dhe veshjeve intime, kjo bukuroshe e ka bërë tashmë një shprehi që gati në baza ditore të ngacmojë adhuruesit e saj në rrjetet sociale, duke postuar foto tejet provokuese, si në bikini, ashtu edhe veshje të brendshme.

Dhe pikërisht ky fakt ka bërë që ajo tani të shpallet edhe si njëra nga bukuroshet me prapanicën më seksi në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”. Edhe vetë bukuroshja është shprehur shumë mirënjohëse për këtë vlerësim, duke deklaruar se kjo është një shtytje edhe më e madhe për të, në mënyrë që edhe më tutje të provokojë me fotot e saj.

“Ndoshta kjo do të bëjë që unë të vazhdoj me shprehinë time të postimit të fotove provokuese. Nuk mendoj se ka diçka të keqe në postimin e këtyre fotove, përderisa nuk teprohet dhe nuk kalohet në diçka vulgare. Të kesh një trup të bukur, nuk do të thotë se duhet ta mbash vetëm për vete”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here