Me të vertetë që ne kemi marrë foto nga dasma madhështore mbretërore, por ajo për të cilen ne jemi të interesuar të zbulojmën kur është fjala për Wills dhe Kate,  janë detaje intime, personale, momente sekrete për të cilat nuk ka dëshmitarë tjerë.

Fotografi Alison Jackson ka arritur të fotografojë disa momentë shumë të bukura, të cilat janë bërë me dyer të mbyllura, që do të thotë, nuk ka qënë askush prezent në ato momente intime, personale, mes çiftit që e tregojnë lidhjen e tyre shumë ndryshe nga ajo marrëdhënie serioze të cilët e reflektojnë në evenimente të rëndësishme dhe në foto. Në foto duken shumë të lumtur apo jo?

Çfarë ndodhi në festen e beqarisë?

Ishte menduar një feste e thjeshtë beqarie, me sporte ujore në vendet anlgeze, por me sa duket nuk paska qënë kështu. Në foto shfaqet Will i rrethuar nga femra dhe shampanja, nësë këto mund të quhen sporte ujore, atëherë do ketë qënë kjo arsye pse u quajt e tillë festa e beqarisë.

Një nuse seksi në prova?

Kate shfaqet e mrekullueshme, tek bën prova fustanin e nusërisë me të cilin mahniti gjithë femrat në mbarë boten. Këto dhe shumë foto tjera, të cilat nuk i keni parë ndonjëherë. Nëse jeni të interesuar të dini pak më shumë nga jeta personale e këtij çifti kaq të rëndësishem, atëherë shikoni fotot e paraqitura më poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here