Të gjithë ata që e njohin Kim Kardashianin padyshim që kanë dëgjuar për momentin romantik kur ish-burri i saj, Kris Humphries, i propozoi martesë.

Kjo ndodhi në shtëpinë e bukuroshes, me ç’rast Kris me fletët e trëndafilit shkroi në tepih “A do të martohesh me mua”, dhe më pas nxori unazën e diamantit me vlerë prej dy milionë dollarësh.

Mirëpo, duket se gjërat nuk ishin aq spontane. Sipas Radar Online, Kris u ka thënë miqve të tij se ka qenë pikërisht Kim ajo që ka planifikuar gjithçka se si do të dukej momenti kur ai do t’i propozojë.

Kështu që aty nuk ka pasur asgjë spontane dhe romantike, porse e gjitha ka qenë një spektakël për publikun. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here