Aktori i njohur Blerim Destani gjithmonë zë vend në media për projektet e mëdha, por shpeshherë edhe për thashetheme të ndryshme, të cilat lidhen me jetën e tij private.

Blerim Destani në një intervistë ka treguar për projektin filmik në Holandë, fushatën për “Red&Black“ së bashku me Lorik Canën dhe Eliza Dushkun, pastaj rrëfehet edhe mbi intervistën e Arita Fejzullahut dhënë javë më parë, për marrëdhënien me Albana Osmanin dhe shumë gjëra të tjera. 

Blerim si ishte të pozoje krah një modeleje seksi?
Ishte një angazhim profesional dhe si çdo angazhim për mua, përkushtimi maksimal është i domosdoshëm. Në fillimet e karrierës sime kam pasur momente kur ndjenjat më duhej t’i kontrolloja më shumë, por tani jam në një fazë kur ato më janë bërë pjesë e punës.

A do ju kishte penguar fakti që femra me të cilën do të lidheshit në martesë të jetë e njohur?
Vetë fakti që ajo do të jetë gruaja ime, edhe po të mos ishte e njohur, do bëhej falë meje.

Pajtoheni me thënien se një mashkull kur ka në krah një femër ndihet i sigurt?
Nuk di a mund të thuhet më i sigurt, por më i plotësuar, po. Mashkulli kur ka në krah një femër, ndjehet më i plotë pasi femra i plotëson disa dimensione që i mungojnë. Më pëlqen mendimi që çdo mashkull apo femër në jetë e kërkon atë gjysmën që i mungon. E kërkon për t’u ndjerë i plotë.

Çfarë jeni duke punuar momentalisht, cilët janë projektet të cilat do t’i shpalosni së shpejti?
Sapo kam përfunduar xhirimet në Holandë të filmit “Gone back” të regjisorit
Ernest Meholli dhe jam në përgatitje të një filmi gjermano-austriak që do xhirohet në Vjenë. Së shpejti do të fillojë prezantimi i filmit “Berlin Project” dhe jam shumë kureshtar të shoh se si do të komunikoj ky film me publikun. Gjithashtu jam në negociata për një mega – film me përmasa të mëdha edhe nga ana e produkcionit edhe nga ana tematike. Por, për këto kur të vijë koha, nuk dua të flas para kohe.

Po në biznesin e tekstilit si ecën puna, sa është zgjeruar ky biznes dhe sa fitimprurës është këtu te ne kur dihet që kriza ekziston gjithandej?
Jam shumë i kënaqur me zgjerimin e punës dhe prezantimin e prodhimeve nëpër tregje ndërkombëtare. Është një sferë e biznesit që nuk ka krizë asnjëherë dhe jam i lumtur për këtë.

Keni thënë se si imazh te “Red&Black” do e merrni edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën, deri ku kanë arritur bisedimet me ta dhe kur do të realizohet fushata?
Patjetër. Kampanja promovuese do të realizohet së shpejti.

Njëherë Angela, e tani Albana Osmani, cilën do e kishit zgjedhur si person të jetës?
Këto janë gjëra që përfolen nëpër media, ajo që mua do të ma rrëmbejë zemrën, apo atë që unë do e kisha zgjedh, së pari do ia them asaj e më pas medieve. Prandaj për gjëra të tilla nuk deklarohem, përderisa asnjëra nuk e ka marrë këtë lajm nga unë.

Përveç se e keni mikeshë, çfarë tjetër ju lidh me Albana Osmanin? Ju tërheq si femër?
Albanën e kam mikeshë, e respektoj si person me shumë integritet personal dhe profesional.

Këto ditë është bërë përsëri aktuale marrëdhënia juaj me Arita Fejzullahun, ajo ka deklaruar se keni qenë në lidhje dhe se ka shumë dëshmi dhe është ndarë se e keni tradhtuar. Si është e vërteta?
Ajo në media është prezente vetëm me deklarata të tilla. Jam i lumtur që në
deklaratën e fundit emri im u përmend në kohë të shkuar, pra sipas asaj “lidhja jonë imagjinare paska përfunduar”. Sipas asaj deklarate, del se unë në dy vitet e fundit nuk paskam bërë gjë tjetër vetëm se qenkam ndarë prej saj “duke e tradhtuar” dhe përsëri ribashkuar!? Vërtet për të qeshur!.

“Ai është një ujk dhe do të mbetet i tillë. Edhe nëse martohet tradhtari mbetet tradhtar”, kështu ka deklaruar ajo në një gazetë, çfarë do i komentoni asaj në këtë rast?
E thashë edhe më lart, kjo ka qenë një lidhje imagjinare në fantazinë e saj. Dhe çdo gjë që përmendet mbi një lidhje të tillë imagjinare është fryt i fantazisë së bujshme./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here