Nryshime do të pësojnë këtë vit show-t apo programet më të ndjekura të televizioneve shqiptare.

Programi i të dielës në të dyja televizionet kryesore është me pikëpyetje; \”E Diell\” ende nuk i ka konfirmuar prezantuesit dhe Adi Krasta nuk do të jetë më, ndërkohë që \”E Diela Shqiptare\” nuk është ende e sigurt nëse do të vazhdojë.

Vetë Adi Krasta është i paqartë në deklarimet e tij pse e braktisi emisionin apo pse e larguan, por thuhet se audienca kishte rënë. Krasta nuk do të drejtojë më programin “E diell”, por do të vazhdojë të jetë moderatori i lojës-kuiz “100 milionë”.

Kurse krahas këtij emisioni do të jetë dhe në Tv Shtetëror pasi pritet t’i rikthehet prezantimit të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin publik shqiptar. Ndërkohë sa i përket spektaklit të humorit \”Portokalli\”, kemi mësuar se ai do të pasohet nga ndryshime rrënjësore.

Në këtë sezon që është i dhjeti për Portokalli, flitet se do të jetë Xhemi Shehu, që pritet ta drejtojë duke iu rikthyer kështu këtij spektakli. Sa për Eneda Tarifën, thuhet se ajo dështoi me sukses të bëjë prezantuesen humoriste të Portokalli bashkë me aktorin tjetër të njohur Salsano Rrapi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here