Pas lajmit se prezantuesja e njohur Ami Toska ishte në regjim shtrati në pritje të fëmijës së saj të parë, vjen lajmi se ajo me këshillë të mjekut që ndiqte, është vendosur ta ndëpresë shtatzëninë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka hasur.

Sipas gazetës Panorama, ndërprerja e shtatzënisë është bërë pak javë më parë, por Ami ka vendosur të mos flasë me askënd për këtë çështje personale, dhe për më tepër të udhëtojë jashtë vendit për disa pushime relaksuese bashkë me Ermalin, për të fituar qetësinë dhe për të shijuar disa ditë të qeta si çift.

Kjo ndërprerje e shtatzënisë është bërë pak pas tre muajve të parë, dhe natyrisht që ka qenë një vendim i marrë nga mjeku për të mirën e shëndetit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here