David Beckham dhe Victoria BeckhamÇifti Bekham duket se nuk po kalon momente të lumtura, pasi Viktoria i ka kërkuar Devid t’i blejë një anije kroçerë ku të ketë mundësi të presë personalitetet e rëndësishëm.

Një kërkesë është bërë që në ditëlindjen e saj të 36-të, më 17 prill, por atëherë çifti më i famshëm anglez u mjaftua me disa net të kaluara në një anije të tillë.

Tashmë Viktoria Bekham kërkon me ngulm që të ketë çelësat e një anijeje të tillë, por kostoja e kroçerës i është dukur e tepruar edhe një miliardieri si Devid. Futbollisti anglez i ka propozuar bashkëshortes së tij që të blejë jahtin Pelorus të Abramoviç, i gjatë 110 metra. Por, as kjo nuk e ka kënaqur ish-këngëtaren e Spice Girls dhe sipas mediave amerikane, ajo ka nisur një grevë seksi në shtëpi.

Shtypi përtej Atlantikut shkruan se të dy nuk bëjnë seks prej tre javësh, madje edhe planet e Devid për të bërë një tjetër fëmijë duket se nuk kanë gjetur miratimin e gruas së tij, e cila në këto momente është shumë e përqendruar në aktivitetet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here