Priyanka Chopra me diplomë ushtarake!Emri Priyanka Chopra ka filluar të qarkullojë në vitin 2000 kur është shpallur “Miss Bota”, ndërsa më pas ajo kishte vendosur të pushtojë Hollivudin. Dhe duket se po i ecën mjaft mirë.

Priyanka ka lindur në Indi dhe është rritur në familjen e mjekëve ushtarakë, të cilët ishin munduar t’i sigurojnë asaj shkollimin më të mirë të mundur në Amerikë. Duke jetuar në SHBA, ajo në lëkurën e saj kishte përjetuar diskriminim racor dhe për këtë arsye ishte kthyer në Indi, ku ka përfunduar shkollën ushtarake.

Po ashtu, ajo kishte marrë pjesë në garat e bukurisë ku ka fituar çmime të ndryshme dhe në vitin 2000 kishte rrëmbyer titullin e “Miss Botës”, i cili ia kishte hapur dyert në botën e aktrimit, e cila gjithmonë ka qenë pasioni i saj. Kjo indiane e bukur është e njohur për punën humanitare dhe ishte edhe ambasador i UNICEF-it për të drejtat e fëmijëve.

Ajo promovon mbrojtjen e ambientit, lufton për edukim, barazi gjinore, pasi është një feministe e çmuar. Priyanka tashmë ka ndërtuar emrin e saj dhe ka shënuar suksese të ndjeshme në karrierën e aktrimit, e cila arrin gati 50 filma. Mirëpo, zeshkania e bukur është dashur të investojë shumë mund për të arritur sukses në industrinë e filmit. Në njërën nga intervistat që ka dhënë për revistën “Time”, Chopra ka sqaruar se si një aktore e panjohur ka qenë në një pozitë shumë të pakëndshme.

“Kur kam qenë shumë e re dhe isha në fillim të karrierës producentët më kërcënonin se nëse nuk i përmbushja kërkesat e tyre, atëherë do të më zëvendësonin menjëherë me dikë tjetër. Në atë kohë nuk e kuptoja këtë, por kjo vetëm sa më forconte. Dhe tani 15 vjet më vonë, më nuk jam e zëvendësueshme për filmat që zgjedh, ndërsa meshkujt gjenden në pozitën e kundërt, siç isha unë dikur”, ka deklaruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here