Sara LeshiPërfundon dashuria e madhe në mes modeles Sara Leshi, njëherazi edhe Miss Maqedonia 2004, dhe futbollistit maqedonas Veliçe Shumulikovski.

Për më shumë informacione, Sara punon si modele e studios “Crno krak” në Shkup dhe është me prejardhje shqiptare (nga ana e babait), por njihet si një ndër femrat më seksi në Maqedoni.

Që të jetë surpriza akoma më e madhe për publikun, ata të dy vetë e kanë deklaruar “ndarjen”, që kur Veliçe lajmëroi se është fejuar me vajzën simpatike nga Republika Çeke me emrin Lucija.

Burime mirë të informuara tregojnë se Sara dhe Veliçe janë ndarë 2 vjet pasi qëndruan së bashku. Sara, para 6 muajve kishte dyshuar se ish i dashuri e tradhtonte, pasi tashmë Veliçe kishte një lidhje paralele të cilën ishte munduar ta mbante të fshehur. Dyshimet ishin të mëdha dita-ditës, me arsyetim se dashuria tek Sara ishte duke u zvogëluar, kurse grindjet për imtësia të vogla rriteshin. Tashmë, nuk ishin mesazhet e dashurisë, përqafimet e ngrohta dhe darkat romantike. Duke mos dashur të vazhdojë kështu, Sara para 4 muajsh vendosi t’i japë fund lidhjes, madje edhe pas insistimit të Veliçes për të vazhduar më tej, Sara nuk dëshironte të lëshonte hapin “për të mirë”.

Shanset për qetësimin e tyre nuk ekzistonin, sepse Sara i argumenton faktet se tashmë Veliçe ka gjetur prehje tek e dashura e tij e re me emrin Lucija, me të cilën ai kishte lidhje paralele ndërkohë që Sara e kishte njohur si një shoqe të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here