Motoja e papublikuar deri tani e princit William dhe Kate Middletonit, të cilën e bëri Mario Testino kur njoftuan martesën, zbukuron ballinën e revistës “Vanity Fair”.

Fotoja e re e çiftit të njohur tregon Williamin dhe Kate të qetë e të lumtur, dhe edhe një herë tregon se nuk ishin të ngarkuar me faktin se i priste martesa e dekadës, njoftojnë mediet britanike.

Fotografi Mario Testino, i cili ishte mik i afërt i nënës së Williamit, princeshës Dajana, tha se e di se pse pikërisht ai ishte përzgjedhur për të bërë këtë foto.

Mendoj se kjo ishte mënyra që nëna e Williamit të përfshihet në gjithë historinë. Ata janë një çift i ri i dashuruar”, ka përfunduar Testino.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here