Princi Leka, shembulli ideal ‘për mbrojtjen e atdheut’Kultura mbretërore gjithmonë e nxit që të japë shembullin e tij për qytetarët. Dhe një prej detyrave është pikërisht mbrotja e atdheut.

Princi Leka është shumë i lidhur me armën, kjo për faktin se edhe ka mbaruar një prej akademive më të mira ushtarake ku edhe studiojnë princërit më të njohur të botës.

Kjo është një anë paksa e panjohur e princit, i cili aktualisht i është përkushtuar diplomacisë, duke punuar në Ministrinë e Jashtme.

Ndërkaq, si pinjolli i familjes mbretërore, ai ka shprehur falenderimin e tij në faqen e tij të Internetit në Facebook, në emër të Familjes Mbretërore ndaj kryministrit Berisha, për vendimin e marrë në lidhje me rikthimin e eshtrave të Mbretit Zog I, në varrezën Mbretërore në Tiranë./Gazeta Shqiptare/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here