Nëse në fund të vitit 2011 Princi Leka iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të fituar trashëgiminë e tij, tashmë këtë mes muaji maj situata ka ndryshuar.

Princi Leka i është drejtuar këtë herë gjykatës në rolin e të paditur nga një bankë në kryeqytet për kredinë e mosshlyerjes. Situata nuk është aspak e këndshme në fakt. Katër vite më parë, Princi Leka iu drejtua një banke të njohur në vend për të marrë një kredi 518.022 euro për blerjen e një shtëpie me afat 300 muaj shlyerje detyrimi.

Por në hapësirën e 40-muajve që kurse është marrë kjo kredi, 17.02.2009 e deri më sot Princ Leka ka të pashlyer plot 25 muaj këste të kësaj kredie, të cilën tashmë banka e ka çuar për zgjidhje drejt gjykatës. Pikërisht në padinë e bërë në gjykatën e Tiranës Raiffeisen Bank shprehet: Pala kërkuese pretendon se kredimarrësi, nga data e disbursimit të kredisë nga ana e bankës e deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës, nuk ka shlyer detyrimin sipas marrëveshjes kontraktore.

“Sipas aktit të datës 03.05.2012, – Konfirmim mbi detyrimin e huasë/kredisë – lëshuar nga Departamenti për Mbledhjen e Kredisë, rezulton nga përllogaritja e detyrimit se: deri më datë 03.05.2012, detyrimi total i kredimarrësit i papaguar është 607,126.13 euro dhe se kredimarrësi ka 25 këste mujore të papaguara.
Në rrethanat e mësipërme është kërkuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit kontraktor”. Të martën e kaluar është dhënë pikërisht vendimi i gjykatës “Për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit”, çka nënkupton se do t’i hapet rrugë ekzekutimit të detyruar të saj. Janë pikërisht 607.126.13 euro që Princi Leka duhet t’i shlyejë Bankës, ndërsa thuhet se do të jenë disa nga pronat e familjes së pretendentit për fronin mbretëror që do të sekuestrohen për të shlyer detyrimin ndaj bankës. Ne kemi siguruar kopjen e plotë
të vendimit të gjykatës, ndërsa cila do të jetë zgjidhja që do të japë Princi në këtë rast mbetet për t’u parë.

Pak javë pasi pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë, ndërroi jetë, djali i tij, Leka
Zogu II, i njohur si princi Leka, kërkoi në gjykatë trashëgiminë. Në rolin e paditësit në këtë kërkesë-padi është Leka Zogu II, i cili kërkon të shpallet nga gjykata trashëgimtar i pronave dhe të drejtave të babait dhe paraardhësve të tjerë të tij.

Në lidhje me objektin e saj u mësua së është “lëshim i dëshmisë së trashëgimisë ligjore”.
Princ Leka pak vite më parë shpalli fejesën e tij me aktoren e re Elia Zaharie, ndërsa çifti është në pritje të fëmijës së parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here