Princi Harry, i cili aktualisht banon në Arizonë për trajnimin e pilotëve të helikopterëve, mori një paralajmërim nga autoritetet për shkak të sjelljeve të pahijshme.

Harry banon në qytetin amerikan Gill Band, ku është duke kaluar nëpër fazën e fundit të trajnimit për fluturim.

Ndërsa fluturonte gjatë ditës në mënyrë të zellshme, në mbrëmje së bashku me miqtë e tij organizonte ndeja të ēmendura, dhe sjelljet e tij të pahijshme i kanë penguar kryetarit të komunës.

“Kryetari i Komunës, Ron Henry, ia ka bërë të qartë Princi Harryt se si duhet të sillet, sidomos gjatë takimit me vajzat e qytetit, sepse qytetarët e Gill Band-it ushqehen me vlera të krishtera,” tha një burim i afërt me princin.

Para se Harry të vizitonte Arizonan, ai kishte një aferë me një kameriere nga Kalifornia, dhe banorët e këtij qyteti të vogël kanë frikë për gratë dhe vajzat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here