Pas kthimit nga Amerika, ku më shumë u argëtua sesa ishte në trajnim ushtarak, Princi Harry duket se ka zgjedhur sërish të argëtohet, dhe sërish në krahët e modeles Florens Brudnel-Bruce.

Siç kanë thënë miqtë e modeles britanike, e cila u bë e famshme duke promovuar të brendshme, Princi Harry dhe Florens kanë rivendosur lidhjen e tyre gjashtë muaj pasi ishin ndarë.

Princi Harry është parë duke vizituar Florensin në vilën e saj në Notting Hill. Sipas mikeshës së saj, ata nuk kanë dalë jashtë, por kanë kaluar netët në divan duke shikuar filma.

Para romancës me Princin Harry, Florens pati një lidhje të shkurtër me pilotin e Formula 1, Jenson Button.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here