Edhe pse në qershor të vitit të kaluar ndërpreu lidhjen me Chelsy Davy, princi Harry ende nuk e ka hequr nga qafa një varëse prej zinxhiri që ajo ia dha gjersa ata ishin bashkë.

Harryt gjatë një vizite zyrtare së fundi në Brazil në një ndeshje regbi i ka rënë nga këmisha një gjerdan lëkure me varëse argjendi. Sipas Daily Star, atë në fillim të lidhjes ia kishte dhuruar Chelsy, e cila po ashtu ende e mban një unazë që ia dhuroi princi.

“Kjo është një shenjë e madhe që ajo është ende në mendimet e tij”, tha burimi.

Por pavarësisht dyshimeve se ish-çifti mund të rinovojë marrëdhëniet, Chelsy vazhdoi me jetën e saj të dashurisë.

Pas ndarjes Chelsey u tha se gjoja kishte refuzuar të martohej me Harryn, sepse ajo nuk dëshironte të bëhej princeshë.

Biondina Chelsy dhe Blaise Patrick janë fotografuar në përqafim pasionues në klubin londinez të natës “Chinawhite”, gjatë argëtimit me karakter humanitar, i cili ishte organizuar nga futbollisti i Chelseat, Didier Drogba.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here