Princi George dhe princesha Charlotte pozojnë bashkëDuke ledhatuar motrën e tij të vogël dyjavëshe, princi George dëshmon se është vëllai krenar i princeshës Charlotte.Dy javë pas lindjes së fëmijës së dytë të çiftit mbretëror, Pallati Kensington ndanë fotografitë e para zyrtare të dy fëmijëve, ku duket qartë sesa shumë janë të lidhur.

Fotografitë e para zyrtare të Princeshës janë marrë në vendin e origjinës së familjes, Anmer Hall në Norfolk, vetëm dy javë pas lindjes së Charlotte, më 2 maj, transmeton Shekulli.

Daily Mail raporton se fotografia është realizuar nga nëna e tyre Kate Middleton.

Edhe njëherë William dhe Kate injoruan protokollin mbretëror që parashikon realizimin e një portreti profesional, por Dukesha ka preferuar që t’i fotografojë vetë të vegjlit.

Princi George dhe princesha Charlotte pozojnë bashkë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here