Princesha daneze e kurorës, Mary, lindi dy binjakë gjatë mesditës, raportuan mediat e vendit skandinav.

Agjensia Kombëtare e Lajmeve “Ritzau” bëri me dije se 38-vjeçarja ndodhet aktualisht në maternitetin Righospitalet të Kopenhagenit, ku ka nxjerrë në jetë një djalë dhe një vajzë.

E lindur në Tasmani, Mary u martua me Princin trashëgimtar Frederik në vitin 2004. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 5-vjeçarin Christian dhe 3-vjeçaren Isabella.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here