Princi William, për 30-vjetorin e dukeshës së Cambridge, i ka dhuruar bashkëshortes Kate një këlysh të bukur të racës labrador.

Mungon zyrtarizimi, por dukesha e Cambridge është parë shumë herë duke shëtitur me qenushin e saj të zi në ishullin e Anglesey, ku banon çifti, pak kilometër nga baza e Royal Air Force, selia në të cilën William po vazhdon stërvitjen e tij për tu bërë një pilot helikopteri.Cifti do ta mbajë me vete qenushin e vogël në dy shtëpitë e tyre, në Uells dhe në Londër.

Ndër të tjera duhet theksuar se të dy janë të dashuruar pas kafshëve dhe William, kur ende nuk ishte i martuar me Kate, kishte një labrador me emrin Widgeon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here