Afrika duket se është vendi perfekt për të jetuar për Dukeshën Meghan Markle dhe Dukën Harry.

Në dokumentarin “Harry dhe Meghan: Nje udhëtim afrikan”, princi ka shprehur hapur dëshirën për të jetuar në Afrikë me familjen e tij. “Nuk e di se ku mund të jetojmë në Afrikë për momentin.

Ne sapo kemi ardhur nga Cape-Town, që do ishte një vend i mrekullueshëm për ne, por gjithë problemet që janë atje, nuk e di se sa mund t’i ndryshojmë dhe si mund të jetojmë pa paragjykim nga ata që do na rrethojnë.

Mendoj se është një vend i vështirë për të jetuar kur e di se çfarë ndodh atje dhe je pak i shkëputur prej tij. Kështu, pjesa tjetër e jetës sonë, puna e jetës sonë do të përqëndrohet kryesisht në Afrikë”, ka thënë Harry në dokumentar.

Në fakt dëshira për të jetuar në atë kontinet nuk ka ardhur si një surprizë e madhe, sepse duka dhe dukesha kanë një lidhje shumë të fortë me Afrikën.

Takimin e dytë romantik ata e kanë kaluar në Botswana dhe Harry zgjodhi një diamant nga Afrika për ta vendosur në qendër të unazës së fejesës së Meghan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here