Djali më i vogël i princeshës së ndjerë Diana, ka qenë në lidhje me modele dhe prezantuese, ndërsa tani është në marrëdhënie me një këngëtare. Më së gjati ishte me studenten Chelsy.

I ka dobësi femrat atraktive dhe të holla, të cilat kanë dëshirë të argëtohen. E dashura e re e Harryt është sozie e aktores Sienna Miller.

Me Mollie King (24), këngëtaren e bendit “The Saturday”, princi u argëtua në karaoke në klubin e natës në Londër. Përqafoheshin dhe i pëshpëritnin në vesh njëri-tjetrit, por në shtëpi shkuan ndaras. Para biondes shumë tërheqëse e cila i përngjan yllit hollywoodian, Siena Miller, Harry (27) ishte me modelen Florence Brudenell-Bruce (26). Romanca zgjati vetëm verën e kaluar.

Më së gjati, që nga viti 2004 deri në vitin 2010, ishte me 26-vjeçaren Chelsy Davyn nga Zimbabveja. Studentja e drejtësisë për dashurinë u shpërngul në Evropë. Princin, pas ndarjes me Chelsyn e ka ngushëlluar Caroline Flack (32). Bukuroshen televizive Natalie Pinkham (34) e dashuroi në vitin 2003, ndërsa në vitin 2007 aktoren 40-vjeçare, Catherine Ommanney.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here