Princ Harry është duke u shoqëruar me një kameriere amerikane. Lajmi është shpërndarë në tabloidët rozë në të gjithë botën.

Raportohet se ai është parë me 27 vjeçaren brune Jessica Donaldson në San Diego të Kalifornias dy herë gjatë javën e kaluar. Jessica punon në “Andaz Hotel” ku Harry ka qëndruar shpesh herë me miqtë e tij.

Një burim tha se “shumë femra u përpoqën tia tërheqin vëmendjen por sytë e tij ishin përqëndruar vetëm tek Jessica”. Harry ndodhet në SHBA për të kryer trajnim në punën e tij si pilot helikopteri ndërsa do të qëndrojë atje për dy javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here