Primadona e skenës shqiptare, këngëtarja Nexhmije Pagarusha, do të jetë imazh promocional i sfilatës “Fashion icone” i stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoçi- Rugova.

Siç e shihni, ajo është vërtet një zonjë e madhe, e cila vjen në këtë foto të realizuar nga Shenoll Zehri dhe e veshur nga stilistja mjaft bukur.

Të paktën dikush mendon për këtë artiste të madhe, e cila meriton sa e sa mirënjohje dhe vlerësime, ndërsa e veshur mjaft klas, askush tjetër nuk mund të ishte në vendin e saj kaq ‘IN’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here