PriFilmFest me peticion i kërkon BE-së fonde për zhvillimin e kulturës dhe artitAdministrata e festivalit ndërkombëtar të filmit “Prishtina International Film Festival”, bën me dije se i ka dërguar një peticion Bashkimit Europian që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë me vendet e tjera të rajonit sa i përket shpërndarjes së fondeve për zhvillim të artit dhe kulturës.

Në një komunikatë për media të PriFilmFest, thuhet se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka qasje në fondet “Creative Europë” të BE-së, pasi që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia i gëzojnë këto fonde që dy vjet.

“Ky peticion është aplauduar dhe përkrahur e nënshkruar nga një numër i madh mysafiresh ndërkombëtar të festivalit. Peticioni do të jetë n[ hapësirat e festivalit për tu nënshkruar edhe nga ju të tjerët dhe jo vetëm profesionistët e filmit por edhe artistët tjerë visual e lëmi të ndryshme, letërsi, art, etj pasi fondet e Creative Europe janë fonde nga te cilat përfitojnë shumë fusha të kulturës dhe te artit”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here