Si mund të nisësh një emision të ri? Sigurisht që më përpara duhet t’i bësh pak reklamë.

Kështu e ka vepruar modelja dhe show girl- ja britanike Katie Price. Ajo ka kryer një set fotografish tepër sensuale dhe seksi për emisionin e saj të ri të quajtur “Signed By Katie Price” që do të shfaqet së shpejti në Britaninë e Madhe.

Një reality drejtuar nga Kate, i cili do të jetë në kërkim të talenteve të reja në botën e spektaklit, dhe do të jetë në garë me një nga me të ndkjekurt në botë X Factor.

Ajo përvecse njihet për historitë e shumta dhe skandaloze të dashurisë, operacionet e shumta plastike dhe disa probleme me ligjin Kate njihet si një nënë e devotshme e cila bashkë me luftën e saj kundër kancerit ka prekur popullin britanik./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here