Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka treguar se nuk pëlqen të shohë shumë filma, edhe pse konsideron se filmat, sidomos ata aksion që lidheshin me profesionin e dikurshëm, janë të mirë.

Jahjaga tha se nuk ka durim të qëndrojë më shumë se një orë para televizorit për të shikuar një film. Po ashtu, presidentja në një intervistë dhënë KTV-se ka folur për librat duke thënë se ka lexuar më shumë nga ato që lidheshin me profesionin dhe studimet. Por ka një shkrimtar që e lexon me ëndje dhe ai është Ismail Kadare.

Kryetarja e Kosovës preferon të dëgjojë edhe muzikë. Ajo ka thënë se i pëlqen muzika gjakovare, por me ëndje e dëgjon edhe muzikën shkodrane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here