AtifeteRendi për të festuar 20 vjetorin e maturës i ka ardhur edhe të parës së shtetit, Presidentes Atifete Jahjaga. Në një ceremoni festive, ajo pritet të festojë bashkë me shokët dhe shoqet e gjeneratës nga viti 93’ në “Hotel Emerald”.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Jahjaga tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa nuk do të jetë e vetme siç ndodhë rëndom gjatë pjesëmarrjes së ish-maturantëve në këso lloj mbrëmjesh.

Presidentja do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti. Të pranishëm në këtë natë do të jenë të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitin 93’, nga të gjitha shkollat e Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here