Premtim Ibrahimi këngë kushtuar nënësKëngëtari Premtim Ibrahimi, i cili u bë i njohur me hitet e fundit që solli “Gurbeti” “Besën Besë” dhe “Qonu burra” ka publikuar projektin më të ri.

Kënga titullohet ‘Nëna ime’ dhe është punuar në studion Mbreti Records në Zvicër. Edhe ky projekt ka një tematikë shumë të veçantë pasi i kushtohet nënës.

Premtimi shprehet për portalin 10 minuta se beson shumë që kjo këngë do të pëlqehet nga të gjitha grupmoshat, dhe se do të përcjellë një mesazh të fortë për të rinjtë për personin më të shenjtë në botë, nënën. Ka disa muaj që është duke u punuar intenzivisht në këtë por që i’a ka vlejtur për secilin minutë, përfundon Premtimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here