Premiera e filmit “Lindje-Perëndim- Lindje”Premiera e filmit “Lindje-Perëndim- Lindje” mblodhi në kinema “Millennium” jo vetëm miq të autorëve të filmit, por edhe mjaft artdashës.

Nuk kishin si të mungonin në këtë rast edhe të afërmit e protagonistëve, ata janë gjithmonë një suport i mirë për artistin. Aq më tepër kur familja i përket të njëjtit zhanër.

Kështu, e madhja Margarita Xhepa ka përjetuar mjaft emocione kur ka parë djalin e saj, aktorin Ndriçim Xhepa në filmin e tij të fundit, e më tej edhe kur publiku ka duartrokitur pafund daljen e Xhepës para auditorit.

Po aq edhe aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani, bashkëshortja e regjisorit të filmit, Gjergj Xhuvani. Të dyja bashkë janë fokusuar ndërsa diskutojnë për reagimet e shfaqjes, pak pasi ka përfunduar premiera, ndërsa sytë e tyre janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur./BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here