Nicki Minaj mendon se edhe pse prapanica e saj është kontroverse, ajo nuk dëshiron të definohet ne të.

Ylli i hitit “Check It Out”, e cila njihet për trupin e saj jashtëzakonisht seksi, sidomos prapanicën e saj, ka sqaruar se nuk e pengon fakti që fansat janë të fascinuar me prapanicën e saj të bukur, por nuk dëshiron që pikërisht kjo pjesë e trupit ta definojë atë.

“Nuk e kam problem fascinimin me të. E tëra është mirë. Por siç e kam thënë edhe më parë, prapanica nuk është ajo që më definon. Mundohem shumë që të mos e fokusoj energjinë në të. Por nëse meshkujt e fokusojnë energjinë e tyre në prapanicën time, atëherë nuk është problem për mua”, është shprehur Minaj, e cila gjithashtu njihet për koncertet e saj tejet provokuese, ku nuk mungojnë as zhveshjet në skenë.

“Njerëzit rrinë në berberhane dhe flasin për prapanicën time dhe kjo është kontroverse. Këtë e bëjnë njerëzit. Por përderisa flitet për Nicki Minaj, atëherë për mua është në rregull”, ka shtuar ajo. Po ashtu, një person që është i fascinuar me prapanicën e Nicki-t, është këngëtarja Rihanna, e cila ka deklaruar se ia ka lakmi për këtë./zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here