Carla BruniS’ka dyshim, Carla Bruni definitivisht është zonja e parë më e bukur në botë- janë rezulatet e e hulumtimit të cilin e kreu ‘Hollywoodtuna’, portali amerikan i cili ‘brengoset’ për të famshmit dhe të pasurit.

Sipas rezultateve të anketës e cila ka zgjatur tërë verën, bashkëshortja e Nicolas Sarkozy-t përveç me fytyrën e bukur, sharmin, shije e mirë për modë, mund të ‘krenohet’ edhe me prapanicën e bukur, e cilë është treguar si e para për votuesit në mesin e shumë prapanicave të të famshmëve.

Ndërsa prapanicën Carla për herë të fundit e ka treguar në pushimin në të cilin, sipas udhëzimeve të mjekut, e kishte dërguar Sarkozy në vendin e bukur francez Le Cap Negre. Pasi që botën e kishte pushtuar lajmi se Sarkozy ishte sëmurë, presidenti francez i kishte qetësuar qytetarët me fjalët: “”Nuk pijë dhe nuk konsumojë duhan. Vetëm kohë pas kohe e ndezi nga një cigare”, tha predsidenti, duke shtuar se ai dhe gruaja e tij, Carla Bruni, nuk e kanë ndërmend që t’i ndërrojnë shprehitë e tyre.

Carla Bruni

Në vazhdimin e drejtimit publikut ai kishte paralajmëruar shkuarjen në pushimin vjetor për disa javë në jug të Francës në mënyrë që “të pushojë me meritë “.

Carla Bruni

Në faqen e tij në Facebook dje ai kishte shkruar porosinë: “Me të vërtetë jam mirë pas incidentit që kishte ndodhur dhe më kishte shtyrë në pushimin vjetor”.

Po ashtu ai iu falënderua mbështetjes së 131,437 adhuruesve të tij në Facebook të cilët ditët e fundit i kishin dërguar me mijëra porosi, nga të cilat njëra ishte: “Vrapimi është i shkëlqyeshëm, por vetëm kur është ftohtë, zotëri president”.

Carla Bruni

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here